E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët fitues, 5 ditë kohë për regjistrimet

Regjistrimet online do të bëhen nga ora 09:00 deri në orën 24:00. Kreu i MASH, Myqrem Tafaj, u shpreh se ky regjistrim është i sigurt dhe se të gjithë maturantët duhet të përdorin këtë formë.

"Regjistrimi online u jep mundësi studentëve të rinj të regjistrohen mjaft thjesht, pa qenë nevoja të udhëtojnë për të shkuar në sekretaritë e fakulteteve ku janë shpallur fitues dhe kursejnë shpenzimet, kohën. Mjafton që të kenë akses në internet dhe mund ta realizojnë regjistrimin online për një kohë shumë të shkurtër", tha Tafaj dje.  Listat përfundimtare të fituesve pritet të shpallen më 1 tetor. Këtë vit akademik në universitete hyjnë rreth 26 mijë të rinj, ose 10% më shumë se viti i shkuar. /Start/

                                                                                             2012-09-19 09:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›