E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Matvei Petrov, pa medalje nga “Oran 2022”

Matvei Petrov nuk ka mundur t’i japi medaljen e tretë Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Në kalin me doreza, Petrov ka zënë vendin e gjashtë në finale me 13.400 pikë. Një ekzekutim i mirë i tij, por që ka patur dhe gabime, të cilat e kanë penalizuar në vlerësimin e mëtejshëm të gjyqtarëve. Vendi i parë ka shkuar për kroatin Mateo Zugec me 14.250 pikë.

Në vendin e dytë përsëri një tjetër kroat, Jakov Vlahek me 14.150 pikë dhe në vendin e tretë turku Ferhat Arican. Pra me pak kujdes Petrov mund t’ia kishte dalë të ishte në podiumin e medaljeve, ndërsa pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ky është rezultati më i mirë që ky gjimnast ka arritur për Shqipërinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›