E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mauricio Isla te Inter

Walter Mazzarri mund të marrë frymë lirisht sepse me Interin do të bashkohet një nga lojtarët më të kërkuar prej tij në merkaton e kësaj vere.

Kiliani Mauricio Isla merr aprovimin e Juventusit për t’u nisur drejt Pinzolos ku skuadra zikaltër po zhvillon fazën përgatitore.

Pas shumë javëve bisedime dhe tërheqje nga të dyja shoqëritë, më në fund u arrit në një pikë të përbashkët, pasi mesfushori kilian do të vihet nën urdhrat e ish teknikut të Napolit.

Marrëveshja mes Interit dhe Juventusit u ndërtua mbi bazën e 6.7 milionë eurove për gjysmën e kartonit, pasi gjysma tjetër i takon skuadrës së Udineses. Sipas marrëveshjes, shoqëria friuliane nuk ka të drejtë të kërkojë blerjen e plotë të kartonit nga ana e Interit.

Me blerjen e 26-vjeçarit, Interi u jep fund problemeve në krahun e djathtë kuMazzarri nuk ka alternativa të bollshme për sezonin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›