E Shtunë, 31 Tetor 2026

Max e Emme e duan mamin J.Lo n shtpi

Sa fëmijë vuajnë nga sindroma e frikës prej braktisjes në momentin kur nëna duhet të kthehet të punojë?

Numri është i madh dhe sigurisht prej kësaj frike nuk shpëtojnë as fëmijët e mamave VIP. Jennifer Lopez rrëfen se binjakët Emme dhe Max po e vënë në vështirësi, sepse cdo ditë i luten që ajo të mos largohet për në punë.

"'Jo, jo, mami mos dil nga shtëpia', janë fjalët që dëgjoj cdo ditë dhe unë ndihem shumë e keqe që më duhet t'i lë për të ikur në punë", thotë J.Lo.

Megjithatë asaj i duhet të shkojë në sheshxhirim pasi po realizon filmin "The Back-up Plan", ku do të interpretojë rolin e një gruaje që përdor fekondim artifical për të mbetur shtatzënë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›