Maxhoranca, homazhe në Varrezat e Dëshmorët
TIRANË- Mazhoranca ka kujtuar sot të rënët për Clirimin e vendit, duke përkujtuar sikundër ka bërë për vite me radhë në 28 Nëntor edhe festën e Clirimit të vendit.
Kryeministri, Sali Berisha, eshte perkulur me nderim ne memorialin “Nene Shqiperi”.
“Nderi më i parë i përket flamurit kombëtar dhe të rënëve të kombit që prehin eshtrat në këtë altar të përjetshëm, familjeve të tyre, sakrifica e tyre qëndron në themel të lirisë, pavarësisë, përjetësisë së kombit. Lavdi të rënëve, nder për jetë familjeve te tyre”- tha Berisha, pas homazheve.
Krerët e institucioneve, kryeparlamentarja Topalli, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha e të tjerë përfaqësues të maxhorancës kanë nderuar kujtimin e të rënëve për atdhe.
Ne ceremoni jane te pranishem edhe presidentja e Kosoves, Jahjaga dhe kryeministri Thaci e te tjeter perfaqesues te shtetit e qeverise kosovare. Presidenti i vendit, Bujar Nishani në respekt të dates kushtetuese do të nderojë ditën e nesërme të rënët për liri.