E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca vihet në rresht dhe shkel ligjin për komisionet hetimor

Bledar Hoti

Nisma

PD, komision të tretë parlamentar ndaj liderit të opozitës, Edi Rama

BLEDAR HOTI

Jozefina Topallin & Eduard HalimiPartia Demokratike vihet në lëvizje për hetimin e tretë të kryesocialistit Edi Rama. Pas reagimit të Berishës në Parlament, brenda 18 orësh, 38 deputetë të PD-së firmosën nismën për ngritjen e komisionit Për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë akademisë diplomatike të Vjenës. Ende pa u marrë vendimi, nisma shoqërohet dhe me përbërjen e emrave të komisionit, ku kryetar do të jetë Fatbardh Kadilli dhe anëtarë Dashnor Sula, Paulina Hoti, Gert Bogdani dhe Osman Metalla. Ndërkohë, për shkak të mbarimit të Kuvendit, nuk i është caktuar afati i këtij komisioni. Kjo për faktin se nuk mund të ngrihen komisione hetimor katër muaj përpara mbarimit të mandatit të Parlamentit. Gjithsesi, PD në nismën e saj argumenton se ka afat kohor, pasi Sipas nenit 65 pika 1 të Kushtetutës, mandati 4-vjeçar i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij, pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Kuvendi ekzistues ka zhvilluar mbledhjen e tij konsitituese më 7 shtator 2009, çka tregon që mandati i tij 4-vjeçar përfundon më 7 shtator 2013. Për pasojë, periudha 4-mujore, gjatë të cilës nuk mund të merret vendim për ngritjen e një komisioni hetimor është 7 maj 2013 7 shtator 2013. Në përmbyllje të kësaj analize, nxirret përfundimi se nuk ka asnjë pengesë procedurale ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor gjer më 6 maj 2013. Pra, Kuvendi i Shqipërisë do të hyjë në librin Gines, pasi do të bëjë një hetim të thelluar për jo më pak se një javë. Ndërkohë që neni 4 ligjit për komisionet hetimore parashikon arsyet e ngritjes së një hetimi, që përfshin zyrtarët e lartë dhe jo liderin e opozitës që nuk ka asnjë funksion shtetëror. Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta, sipas nenit 77 pika 2 të Kushtetutës.

Komisioni hetimor i Kuvendit krijohet edhe për të hetuar mbi zyrtarë me imunitet që kanë lidhje me çështjen që është objekt i hetimit. Kuvendi ka të drejtë të caktojë komision hetimor sa herë që fillon procedurën e shkarkimit të zyrtarëve të lartë, të parashikuar në nenet 62, 73 pika 3, 90 pika 2, 128, 140, 149 pika 2 dhe 162 të Kushtetutës, si dhe në rastet kur ligji i jep të drejtë Kuvendit të shkarkojë zyrtarë të tjerë. Komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatave, thuhet në nenin 4. PD, ndërkohë, e argumenton nismën në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, kur thuhet se nëse ka një interes publik mund të ngrihet një komision hetimor. Kjo është nisma e tretë e PD-së ndaj Ramës, me anë të një komisioni hetimor. Të tria këto struktura hetimore janë ngritur pikërisht disa muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale apo të përgjithshme.

Mazhoranca vihet në rresht dhe shkel ligjin për komisionet hetimor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›