E Premte, 6 Nëntor 2026

Mazniku: Thellojmë partneritetin ekonomik me Italinë mike

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku
bashkë me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim shumë të frytshëm me Presidentin e rajonit autonom të Friuli-Venecia Giulia, Massimiliano Fedriga. Mazniku tha se, në këtë takim u diskutua se si mund të bashkëpunohet në fushën e energjisë të pastër por edhe në fusha të tjera, duke marrë shembull nga suksesi i ndërmarrjeve të përbashkëta publike shqiptare dhe italiane. “Ne duam të thellojmë partneritetin ekonomik me një vend mik si Italia”, u shpreh Mazniku. “Jemi të bindur që së bashku krijojmë një potencial zhvillimi në fushën e biznesit, prandaj na duhet të lehtësojmë kërkesat e bizneseve të të dyja vendeve”, deklaroi Mazniku. 1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›