E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazzarri i kënaqur me kualifikimin në finale të Kupës

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka lavdëruar lojtarët e tij pasi ata siguruan vend në finalen e Kupës së Italisë, ku do të takohen me Juventusin.

Napoli ishte në disavantazh 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Sienës, por fitoi 2-0 në takimin e mbrëmshëm për të siguruar biletën për në finale.

“Duhet t`i uroj djelmoshat, të cilët dhanë gjithçka. Ne jemi të lumtur që kemi arritur në finale dhe ne jemi të bindur se Olimpico do të jetë gjysmë e mbushur me tifozët e Napolit”.

“Me këtë rezultat, pak a shumë, ne jemi të sigurt se do të rikthehemi në Evropë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Mazzarri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›