E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahen zgjedhjet në Birmani

Në Birmani janë duke u zhvilluar zgjedhjet, të cilat cilësohen të jenë më të lirat në këtë vend për disa vite.

Në votime pritet që liderja e opozitës Aung San Su Ki të zgjedhet në parlament për herë të parë.

Zgjedhjet vijnë pas disa muajsh të reformave të qeverisë së mbështetur nga ushtria.

Zgjedhjet e së dielës do të mbushin vendet bosh në legjislativin prej 664 anëtarësh.

Kjo nuk do të ndryshojë bilancin e pushtetit në vend, që edhe më tej kontrollohet nga zyrtarët ushtarakë në pension.

Por, liderja opozitare që ishte nën arrest shtëpiak në zgjedhjet e vitit 1990 dhe 2010, ka thënë se nuk do t`i vijë keq, nëse nuk zgjidhet në parlament, sepse sipas saj, zgjedhjet kanë zgjuar interesim e popullit për politikën dhe vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›