Mbahet seanca e pare plenare

Është zhvilluar pasditen e së hënës seanca e parë plenare e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Të pranishëm në këtë seancë ceremoniale, që ka zgjatur vetëm pak minuta, kanë qenë përveç deputetëve të zgjedhur edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe të komuniteteve fetare. Pas dëgjimit të himnit kombëtar, për të cilin u ngritën në këmbë të gjithë ligjvënësit, Namik Dokle ka marrë drejtimin e seancës në cilësinë e deputetit më të vjetër. “Deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë të Shqipërisë. Kjo legjislaturë është e para në histori që nis pa bojkot. Kjo, falë deputetëve të zgjedhur dhe popullit shqiptar. Aty ku është urrejtja të sjellë dashuri, ku është ndarja të sjellë bashkim”, ka deklaruar Dokle në fjalën e tij. Më pas, deputeti i PS ka lexuar emrat e të gjithë të zgjedhurve, si dhe në bazë të rregullores ka zgjedhur deputetët që do të drejtojnë përkohësisht sekretariatin e Kuvendit. Duke qenë se kjo detyrë u takon tre deputetëve më të rinj, ata janë: Ylli Shehu, Klajda Gjosha dhe Olta Xhaçka. Më pas, drejtuesi i seancës ka lajmëruar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, anëtarët e të cilit janë zgjedhur nga krerët e grupeve parlamentare. Kështu, Gramoz Ruçi nga PS emëroi: Armando Subashi, Vexhi Muçmata, Ermonela Felaj dhe Besnik Bare; Edi Paloka nga PD: Fatjona Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani; Petrit Vasili nga LSI: Vangjel Tavon. Pas kësaj zoti Dokle ka mbyllur seancën përuruese të legjislaturës së re, duke njoftuar vazhdimin e saj ditën e martë në orën 11:00. Në përfundim të seancës, fillimisht ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi dhe më pas ai i Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu kanë përshëndetur deputetët e zgjedhur duke u uruar suksese në punën e tyre. “Mendoj se sot është një ditë historike për Shqipërinë”, ka thënë shkurt Sequi. “Shpreh përgëzimet e mia për 140 deputetët e zgjedhur. 40 për qind e tyre janë rizgjedhur, ndërkohë që vlerësoj rritjen e numrit të grave. Sot është një ditë për t’u festuar, por ka edhe shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Arvizu. / Top Channel