E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbajti të birin të ‘burgosur’ e të skllavëruar në shtëpi, arrestohet e moshuara

Një grua e moshuar ka rënë në prangat e policisë në Suedi, pasi dyshohet se mbajti djalin e saj të mbyllur në banesën e tyre, në periferi të Stokholmit, për tre dekada. Djali, tani 40-vjeç, u gjet me plagë në trup dhe i skllavëruar nga autoritetet.

Ai u zbulua nga një i afërm, pasi e ëma e tij u sëmur dhe u dërgua në spital. Djali u dërgua menjëherë në spital, ku do t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në trup. I afërmi që gjeti djalin tha se e ëma kishte humbur një fëmijë kur kishte qenë e re.

“Pasi lindi fëmijën e dytë, ajo i vuri atij të njëjtin emër, dukej sikur donte të rikthente djalin e vdekur dhe për këtë u bë shumë e fiksuar pas mbrojtjes të të birit. Unë jam e lumtur që ai u gjet dhe që do të mund të mbijetojë”, tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›