E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, Balla takon Ambasadorin e Bullgarisë

Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
????????????????????
Kuvendi i Shqipërisë????➖Prita sot në një takim Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›