E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mbani një qëndrim për SPAK” – Xhixho debat me gazetarin: E kemi votuar, por duhet një analizë për reformën në drejtësi

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho është përfshirë në një debat me gazetarin Artur Nura, për shkak të qëndrimeve të opozitës ndaj Prokurorisë së Posaçme. Në studion e “Ngjarjes Kryesore”, Nura tha se ata duhet të mbajnë një qëndrim lidhur me SPAk. Nga ana tjetër, Xhixho, e cila kandidon në listën e mbyllura në Tiranë, tha se PL e ka votuar reformën në drejtësi, por shtoi se duhet një analizë.

Debati:

Nura: Ju i thatë kundërshtatrit tuaj politik me kandidat për SPAK. Tani mbani një qëndrim për SPAK, o është ai që është, o SPAK nuk duhet të jetë. Me dy standarde…, nuk po themi që është perfekt, por SPAK i dha një goditje të jashtëzakonshme elektorale ja dha shumicës

Xhixho: Për çfarë, e heton për inceneratorët dhe 5D që shkon te kryeministri?

Nura: Unë nuk e di, janë gjëra sekrete dhe jo sekrete të SPAK

Xhixho: Po nuk e heton për ato, e heton për hetim pasuror, ndërkohë që e heton për afera që shkojnë të kryeministri.

Nura: Le të shkojnë te kryeministri, kur të vini ju në pushtet jo ta shkatërroni SPAK, por ta mbështesni

Xhixho: Ne e kemi votuar

Nura: Ju e dini që është “partia” më e votuare SPAK?

Xhixho: Ne e kemi mbështetur, ne e kemi votuar SPAK, ligjin e SPAK, por duhet një analizë për reformën në drejtësi

Nura: Si Sali Berisha dhe Ilir Meta, si Erion Veliaj, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim final, ama ata janë në një proces penal

Xhixho: Jo nuk ka asnjë akuza ndaj kreut të PL-së, asnjë akuzë asnjë provë, mbahet në hetim, mbahet në izolim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›