Mbante armë dhe eksploziv/ Pranga 57-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i shërbente një grupi kriminal

VLORË- Një 57-vjeçar i identifikuar si Xhevair Sinanaj është arrestuar nga Policia e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.
Paraprakisht dyshohet se armët dhe lënda eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al