E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

A.Karaj, 53 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës në fshatin Grorë iu gjetën dhe sekuetsruarn 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë)”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›