E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbante të ngujuar familjen ndër vite/ Ky është ekstremisti Gjergj Laçi

Burri në foto është 52-vjeçari nga Tirana që prej më shumë se 6 vitesh mbante të ngujuar familjen e tij.

Sipas policisë, Laçi ushtronte dhunë sistematike ndaj familjarët ndërsa kishte ndaluar dhe dy fëmijët e mitur të shkonin në shkollë.

Gjatë kontrollit në banesë, burrit iu gjetën armë të ftohta dhe municione luftarake.

Gjergj Laçi është një emër i njohur për Policinë. Përpara 6 vitesh ai u arrestua pasi terrorizoi zonën e 5-Majit duke qëlluar me automatik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›