Mbarështimi i gjelit te detit, fermerët rrëfejnë punën e 7 muajve, kostot dhe çmimet

Dy fermerë të fshatin Borç të Durrësit prej 20 vitesh merren me rritjen e gjelave dhe pulave të detit. Për ta, puna ka nisur 7 muaj më parë, ndërsa prenotimet kanë filluar që prej shtatorit.
Çifti Gjergji flasin për kostot që ka mbarështimi, si dhe për çmimet që variojnë 1000 lekë kg gjeli i detit dhe 1100 kg për pulën.
Si çdo vit mbetet mbreti i tryezës së festive, ndaj si i tillë prenotimet për gjelin e detit nisin disa muaj para dhjetorit.
RTSH ishte në fshatin Borç në Durrës, aty ku ku takoi çiftin Gjergji, fermerët të cilët prej 20 vitesh merren me rritjen natyrale të këtij shpendi, një nga më të preferuarit në fundvit.
Rritja e Gjelit dhe pulave të detit ka mundim, ndërsa këtë vit këta fermerë e kanë ndjerë jo pak konkurrencën edhe pse ofrojnë një produkt cilësor
Nga mbarështimi që në maj, e deri tek servirja në tryezën e ndërrimit të viteve tradita vazhdon…
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/