E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin sot në Tiranë një delegacion i PE-së

Një delegacion i Parlamentit Evropian do të mbërrijë sot në Tiranë, për të vëzhguar nga afër përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Delegacioni kryesohet nga shefi i Delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan. Në përbërje të delegacionit do të jenë deputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, hollandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit për liberalizimin e vizave Tanja Fajon.
Vizita konsiderohet private për Parlamentin Evropian edhe pse me ftesë zyrtare të autoriteteve shqiptare. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, eurodeputetët do të zhvillojnë takime me presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Berisha, Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, ministrin e Punëve të Brendshme Lulzim Basha si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›