E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbërrin vaksina antigrip në Korçë, kontigjenti i parë shpërndahet në qendrat shëndetësore

Në Korçë ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave antigrip. Në total janë 11 mijë doza të cilat janë shpërndarë nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë në qendrat shëndetësore dhe prej ditës së djeshme, ka nisur aplikimi.

Alvi Naumi, Specialist, NJVKSH Korçë bën me dije se aplikimi i kësaj vaksine është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi ndërkohë që të gjithë që duan ta kenë si dokument, mund ta shkarkojnë nga e-Albania.

“Risia e këtij viti është që qytetarët mund ta shkarkojnë dokumentin e vaksinimit nga portali e-Albania.

Nga viti në vit është vënë re një rritje e interesit të popullatës për të aplikuar vaksinën që në momentin e mbërritjes së saj, për të krijuar imunitet deri në muajt janar shkurt kur gripi stinor shënon pikun e tij

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›