Mbështetësit e Putin: Arritëm marrëveshjen me Kievin, lideri rus nuk e pranoi dhe nisi luftën

Presidenti Vladimir Putin ka hedhur poshtë marrëveshjen e paqes me Ukrainën. Lajmi është bërë me dije tre persona të afërt me Putin për Reuters. I dërguari kryesor i Vladimir Putinit për Ukrainën i tha liderit rus kur filloi lufta se ai kishte arritur një marrëveshje të përkohshme me Kievin që do të kënaqte kërkesën e Rusisë që Ukraina të qëndronte jashtë NATO-s, por Putin e refuzoi atë dhe vazhdoi me fushatën e tij ushtarake.
Putin kishte pohuar vazhdimisht para luftës se NATO dhe infrastruktura e saj ushtarake do të afroheshin më pranë kufijve të Rusisë duke pranuar anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe se aleanca tani po përgatitej të sillte edhe Ukrainën në orbitën e saj. Putin tha publikisht se kjo përfaqësonte një kërcënim ekzistencial për Rusinë, duke e detyruar atë të reagonte.
“Por, me gjithë mbështetjen e mëparshme të negociatave, Putin e bëri të qartë kur u prezantua me marrëveshjen e Kozak se koncesionet e negociuara nga ndihmësi i tij nuk shkonin aq larg dhe se ai kishte zgjeruar objektivat e tij për të përfshirë aneksimin e zonave të territorit ukrainas”, thanë burimet për Reuters.
/rtsh.al/