Mbështetja nga skema kombëtare, blegtori: Zgjerova biznesin, djemtë lanë Anglinë për të punuar këtu

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Mehmet Kadiu, nga fshati Çerkezë në Zall-Herr, prej vitesh i është përkushtuar mbarështimit të lopëve dhe sot kujdeset me pasion për tufën e tij me rreth 22 krerë, duke kontribuar në ekonominë familjare dhe atë lokale.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se “qumështi i freskët dhe cilësor që prodhon çdo ditë shkon në baxhot e zonës, ku përpunohet dhe shndërrohet prodhime cilësore Made in Albania, duke rritur vlerën e produkteve shqiptare”.
Sipas Denajt, Kadiu “prej gjashtë vitesh është përfitues i Skemës Kombëtare të Subvencioneve për mbarështimin e gjedhëve, mbështetje që i ka mundësuar të forcojë aktivitetin e tij blegtoral”.
“Pasionin për këtë punë ia ka trashëguar edhe dy djemve, të cilët janë kthyer nga Anglia për të punuar në vendlindje dhe për të vazhduar traditën familjare”, shkruan Denaj.
1 nga 7/m.q/