E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbështetje financiare për policët e plagosur”, Lamallari: Banesa falas për familjet e efektivëve që humbin jetën

Qeveria ka miratuar një vendim që parashikon trajtim financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur në krye të detyrës, si dhe masa mbështetëse për familjet e efektivëve që kanë humbur jetën në shërbim.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi synon të plotësojë kuadrin e mbështetjes për efektivët dhe familjet e tyre.

“Kabineti qeveritar gjykoi me rëndësi të miratohej trajtimi financiar për punonjësit e policisë së shtetit të plagosur në detyrë. Ky vendim trajton në mënyrë shteruese punonjësit e rënë në krye të detyrës. Ajo që rregullohet është edhe banesat falas për familjarët që përfitojnë banesa të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave apo që janë konfiskuar nga krimi i organizuar.

Lamallari njoftoi gjithashtu se qeveria ka miratuar një tjetër vendim që lidhet me funksionimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

“Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerja në mënyrë të përbashkët e procedurave synojnë një turizëm më cilësor dhe një ekonomi më të fortë. Do të shfrytëzojmë periudhën e testimit për të lehtësuar në praktikë kalimin e qytetarëve dhe mallrave”, u shpreh ministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›