E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbeten në burg pjesëtarët e grupit të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shqyrtuar masat e sigurisë ndaj personave të arrestuar në kuadër të një hetimi për pastrim parash, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Gjatë seancës, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për Edi Brahajn, Ergys Kastratin dhe Saimir Pirran. Ndërkohë, për Dritan Buzin u konfirmua masa “arrest shtëpie”.

Gjykata vendosi gjithashtu ndryshimin e masës së sigurisë për Lefter Nelajn, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “detyrim paraqitjeje”.

Sipas hetimeve, grupi i dyshuar merrej me aktivitete të pastrimit të parave dhe dyshohet se drejtohej nga Italia nga Igli Kamberi. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me autoritetet italiane për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Të dyshuar

Igli Kamberi

Ergys Kastrati

Nevila Kamberi

Idajet Kurti

Bardhok gjergji

Lefter Nelaj

Edi Brahaj

Dritan Buzi

Saimir Pirra

Sokol Fusha a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›