E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbeti i plagosur në atentat, Trump vijon fushatën: Do jem në Konventën e Republikanëve

Pavarësisht se mbeti i plagosur në vesh nga atentatin në takimin elektoral në Butler, të Pensilvanisë, fushata e ish-presidentit të SHBA Donald Trump ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane javën e ardhshme ashtu siç ishte planifikuar.

Në një deklaratë të përbashkët, fushata e Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan deklaruan se ish-presidenti “është në gjendje të mirë” dhe “pret me padurim të bashkohet me të gjithë në Milëaukee ndërsa ne ecim përpara me konventën tonë”.

Konventa Kombëtare Republikane do të mbahet në Milwaukee, Wisconsin, nga 15 deri në 18 korrik, gjatë së cilës Trump pritet të marrë nominimin zyrtar si kandidat presidencial i partisë për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Të shtënat me armë ndodhën gjatë një tubimi në Butler, Pensilvani të shtunën në mbrëmje, kur Trump po mbante fjalimin dhe mbeti i plagosur në vesh. 

Nga turmat u dëgjuan britma dhe Trump u pa i gjakosur në anën e djathtë të kokës, ku më pas u konstatua se ishte plagosur në vesh siç treguan edhe pamjet video.

Ai u shoqërua shpejt në një automjet përpara se autokolona e tij të largohej nga vendi i ngjarjes.

Përmes një postimi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se u qëllua me një plumb “që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva që plumbi të çante lëkurën. Ndodhi shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte,” shkroi Trump.

Trump vuri në dukje se një person u vra në tubim dhe një tjetër u plagos rëndë, duke shtuar se ai donte të shprehte ngushëllimet për familjet e tyre.

Në një deklaratë në X, Shërbimi Sekret i SHBA bëri të ditur se gjatë mitingut të Trump në Butler, ku një 20-vjeçar qëlloi drejt skenës nga një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit.

“Agjentët e Shërbimit Sekret e neutralizuan sulmuesin, i cili tani është i vdekur, dhe ish-presidenti është i sigurt. Ngjarja është aktualisht nën hetim”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se një spektator u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Incidenti i të shtënave po hetohet si një atentat në tentativë, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi sulmin të shtunën.

“Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë, “tha ai në X. Në komentet e lëshuara nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se ai ishte informuar tërësisht për incidentin. “Jam përpjekur të lidhem me Donaldin. Ai është me mjekët e tij … ai po bëhet më mirë”, tha Biden. Biden foli me Trump pas incidentit të të shtënave, sipas Shtëpisë së Bardhë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›