E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbeti i plagosur në atentatin e Don Boskos, zbardhet dëshmia e Ronaldo Metushit: Dola të pija kafe me Kastriotin, ndjeva se diçka më shpoi këmbën…

“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin”, është dëshmia e Ronaldo Metushit, që mbeti i plagosur një ditë më parë në një lokal në “Don Bosko”, së bashku me 45-vjeçarin Kastriot Elezi.

Për Policinë, Ronaldo është shprehur se nuk ka mundur të dallojë autorët, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›