Mbeti i vdekur nga rrëzimi i avionit/ Varroset shefi i Vagnerit, ceremonia mbahet private

Shefi i grupit mercenar rus Vagner, Yevgeny Prigozhin është varrosur privatisht në një funeral pranë Shën Petersburgut.
Sipas njoftimit për mediat të njerëzve pranë grupit Vagner, bëhet e ditur se kush dëshiron t’i thotë lamtumirë Prigozhinit të vizitojë varrezat.
“Ata që dëshirojnë të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e Porokhovskoe”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të Prigozhin në aplikacionin e mesazheve në Telegram, transmeton Al Jazeera.
Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë pjesë në funeralin e Prigozhinit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më herët u tha reporterëve se “nuk është parashikuar prania e presidentit”
Sipas tij, presidenca ruse nuk ka informacion mbi planet për funeralin dhe kjo mbetet zgjedhje e të afërmve të Prigozhinit.
Trupi i shefit të grupit Vagner u gjet bashkë me 9 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit më 23 gusht në rajonin Tver, në veri të Moskës. Në avion po udhëtonin Prigozhini dhe dy drejtues të lartë të grupit, si edhe katër persona që raportohet se punonin si rojat personalë të shefit të Vagner
“Ka qenë burrë me një fat të vështirë dhe ka bërë gabime të rënda në jetë” deklaroi presidenti Putin për Prigozhinin, me të cilin qe njohur në fillim të viteve ’90.
Prigozhini tentoi dy muaj më parë të rebelohej kundër qeverisë ruse për shkak të situatës me ushtarët e tij në Ukrainë, por Kremlini mohoi që urdhri për rrëzimin e avionit të ishte dhënë nga president Putin në shenjë hakmarrjeje.
Mediet lokale raportuan të martën se njëri prej viktimave, kreu i grupit për anën logjistike, Valery Chekalov, do të prehej në varrezën Severnoje të Shën-Pjetërburgut.
/rtsh.al/