E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbeti pa prindërit pas ngjarjes ‘horror’ në Greqi/ Gjyshërit e Lidias marrin vendimin e rëndësishëm

Vajza e mitur e çiftit Caroline dhe Babis Anagnostopoulos do të vazhdojë jetën në vendin e origjinës së nënës së saj, në Filipine.

Ky është vendimi i fundit që kanë marrë gjyshërit e saj nga ana e nënës, të cilët janë përgjegjës për kujdestarinë e vajzës.

Gjyshërit kanë marrë këtë vendim për ta mbajtur të miturën në një vend të sigurt dhe larg Greqisë, ku ndodhi dhe mbeti e vdekur nëna e saj.

Gjyshërit, Susan dhe David Crouch nuk e harrojnë vrasjen e vajzës së tyre nga i shoqi, as teatrin që piloti luajti për 37 ditë por prioriteti i tyre tashmë, është Lidia e vogël dhe duan që ajo të rritet me familjen e gjysmëmotrës së Caroline, Donna në Manila në Filipine.

Gjithashtu, prindërit e Caroline po mendojnë të ndryshojnë mbiemrin e fëmijës, ndërsa David Crouchs ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të mos lejuar që Babis Anagnostopoulos të shohë sërish vogëlushen.

Sa i përket vendimit të gjykatës, prindërit e pilotit grek kanë të drejtë ta shohin Lidian për pesë ditët e fundit të çdo muaji nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Dhe, tashmë gjyshërit e saj nga ana e nënës kanë bërë kërkesë që komunikimi të bëhet përmes Skype.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›