E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet e rrezikshme, të arrestuarit në gjykatë/ 13 të tjerë në kërkim, mes tyre edhe drejtuesit turq të “Kurum”

Ka nisur në gjykatën e Durrësit seanca për 20 personat e arrestuar pas hetimeve të eksportit të 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës.

Të arrestuarit kanë dalë para togave të zeza për verifikimin e masës së sigurisë.

Për skandalin mjedisor, 13 persona vijojnë të jenë në kërkim, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit turq të Kurum, të cilët çuditërisht nuk ranë në pranga në këtë operacion.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›