E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë AlbChrome pas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i cili vinte në dukje ndotjen katastrofike të shkaktuar nga kjo kompani.

Sipas AKM, mbetjet e akumuluara prej vitesh nga AlbChrome prej pluhur kapëseve depozitoheshin në mjedis të hapur, pa asnjë masë sigurie duke shkaktuar rrezik për popullatën. AKM i cilëson mbetjet shumë të rrezikshme dhe kancerogjene.

​Vendimi për nisjen e menjëhershme të procedimit penal ka ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, teksa për hetimin e kësaj dosje të rëndë penale, që ka prekur mijëra banorë, është ngritur një grup hetimor me 3 prokurorë dhe 2 hetues.

Dokumentet hedhin dritë mbi një skandal të përsëritur në zonën e ish Kombinatit Metalurgjiku në Elbasan.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka urdhëruar nisjen e një hetimi ndaj kompanisë “Alb Chrome”. Në dokument përcaktohet se është marrë vendimi për “këqyrjen e vendit të ngjarjes”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›