E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat në aksin Shkodër–Hani i Hotit, problem i vazhdueshëm në Vrakë

Mbeturinat vijojnë të mbeten një shqetësim serioz përgjatë aksit rrugor Shkodër–Hani i Hotit.

Në disa pika të këtij segmenti vërehen grumbullime të mbetjeve të ndryshme, të cilat jo vetëm dëmtojnë mjedisin, por krijojnë edhe një pamje të pakëndshme për kalimtarët dhe vizitorët.

Situata paraqitet më problematike në zonën e fshatit Vrakë, ku hedhja e pakontrolluar e mbeturinave është kthyer në një fenomen të përsëritur.

Edhe pse bashkia  e Malësisë së Madhe ka ndërhyrë disa herë për pastrimin e zonës, mbetjet rikthehen sërish, duke krijuar një imazh të shëmtuar dhe duke e bërë problemin të vazhdueshëm.

GAZETAR: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›