E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat notojnë përgjatë lumit Lana, ja pamjet skandaloze (FOTO)

lana-1Tiranë- Gjatë ditëve me shi në lumin lana në Tiranë bashkë me ujin vërshojnë edhe mbeturinat e hedhura përgjatë tij. Por rezulton se ndotja e lumit vijon edhe në ditët me diell.

Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim në vëmendje të lexuesit mbeturinat që ndotin lumin që kalon përmes metropolit shqiptar.

Siç duket edhe nga këto imazhe përgjatë Lanës në një ditë të bukur syri të kap mbeturina të çfarëdollojshme.

Gazeta IDEA ditë më parë ka denoncuar edhe kthimin e urave të Lanës në vendgrumbullim për mbetjet.

Platforma denoncuese dhe investiguese IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen përmes fotografisë duke na dërguar imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.

Mbeturinat notojnë përgjatë lumit Lana, ja pamjet skandaloze

Mbeturinat notojnë përgjatë lumit Lana, ja pamjet skandaloze ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›