E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mbi 1 mijë zjarre këtë verë”, Vengu: Një zjarr sa 50 ha tokë e djegur, 50 rrënjë ullinj

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në fjalën e tij në takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon me të zgjedhurit vendorë, deklaroi se gjatë periudhës qershor-shtator ka pasur mbi një mijë zjarre në vend, me një kosto gati 50 ha tokë të djegur dhe 50 rrënjë ullinj për çdo zjarr.

“Raportimi situatës së zjarreve qershor-shtator ka pasur mbi 1 mijë zjarre. Një zjarr kushton përafërsisht 50 ha tokë e djegur dhe 50 rrënjë ullinj. Fatmirësisht pa fatalitete ky sezon por me dëme të konsiderueshme për komunitetetet rurale”, tha ministri.

Duke u ndalur në tri instrumente kryesore, një prej të cilëve ka të bëjë me fondin e kushtëzuar për mbrojtjen civile, Vengu u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve në lidhje me dëmshpërblimet. Ai sqaroi se 60% e fondit është në dispozicion.

“3 janë instrumentet: i pari ka të bëjë me menaxhimin e fondit të kushtëzuar. Fondi i kushtëzuar për mbrojtje civile ka qenë 8 mln euro i shpërndarë në të gjitha njësitë vendore. Kemi kryer monitorime mbi shpenzimin e tij. Ka bashki të vogla që e kanë shpenzuar shumë mirë, dhe ka paradoksalisht bashki të mëdha me resurse financiare të mjaftueshme që nuk e kanë shpenzuar ende. Kryetarët e bashkive të vijojnë të shfrytëzojnë këtë moment sepse financimi i fondit të kushtëzuar ju jep mundësinë të vini në ndihmë të qytetarëve për dëmshpërblime. 60% i këtij fondi e keni në dispozicion për të realizuar dëmshpërblimet”, deklaroi ai, ndërsa vijoi më pas me instrumentin e dytë që ka të bëjë me projektet parandaluese në insfrastrukturë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Ministri kërkoi nga kryebashkiakët që të finalizojnë projektet e tyre.

“Vitin e kaluar ishte një fond prej 1 miliard e 570 mln lekë të rinj. Disbursimi ka ndodhur me dy këste. I gjithë fondi është kontraktuar nga shumica e bashkive por ka ende 14 projekte me kontrata të palidhura dhe kryetarët e bashkive t’i finalizojnë sa më shpejt”, shtoi ai.

Ministri u shpreh se këtë muaj njësive vendore do u jepet mundësia të paraqitin projektet e reja apo ato ekzistuese.

“Elementi i tretë ka të bëjë me projektin e famshëm të digave. Kemi 14 projekte fituese. 8 projekte në fazë lidhje kontrate dhe 8 në fazë prokurimi. Diga dhe projektet infrastrukturore ka qenë 1 mld e 800 mln lekë të reja.

Risia në këtë vit: do u japim mundësinë njësive vendore këtë muaj për projekte të reja, projekte që mund t’i keni ekzistuese.

Brenda muajit të bëjmë thirrjen dhe marrjen e të gjitha projekteve nga ju, të bëjmë renditjen e cilësisë së projekteve dhe brenda tetorit të alokojmë fondin sivjet dhe kjo jep mundësi që të përgatisni me efikasitet sezonin tjetër.

 Resurset financiare janë, por duhet të monitorojmë më mirë zbatimin e tyre”, u shpreh Vengu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›