E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbi 100 persona të arrestuar për pjesëmarrje në homazhet për Navalnyn

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi, pasi morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës për kritikun  e Kremlinit Aleksey Navalny.

Forcat policore ishin në çdo rrugë të vendit, ndërsa pavarësisht se nuk u raportua  për incidente arrestimet u kryen kryesisht në qytetet si në Moskë, Shën Petersburg, Novisibirsk e  Jetakerinburg.

Navalny u përcoll në varrezat pranë shtëpisë ku kaloi një pjesë të mirë të jetës në Moskë, teksa mijëra mbështetës rrezikuan të përballeshin me autoritetet. Ata u grumbulluan jashtë kishës për ta nderuar për herë të fundit liderin e opozitës. Aleksej Navalny ishte  duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht. Ai humbi jetën në qeli, ndërsa familjarët dhe perëndimi kanë bërë përgjegjës direkt kreun e kremlinit Vladimir Putin. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›