E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen çdo ditë në Aeroportin e Rinasit”

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku ka bërë me dije se mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen çdo ditë në Aeroportin e Rinasit, ndërsa ndan në rrjetin social Facebook pamje nga Kulla e Aerodromit.

“Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në ditë në Aeroportin e Rinasit. Pamje nga Kulla e Aerodromit”, shkruan Balluku.

Turizmi është një ndër sektorët më me prioritet të qeverisë Rama. Viti 2023 u mbyll me 10 milionë turistë të huaj që vizituan Shqipërinë, ndërsa qeveria pret që 2024-ra ta kalojë këtë shifër, ndërsa synojnë të arrijnë 14 milionë vizitorë në vendin tonë deri në fund të muajit dhjetor.

/a.r

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›