E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 260 maqedonas kane kerkuar azil ne Bavari

Numri i madh i kerkesave per perfitimin e azilit ne Gjermani nga qytetare te Serbise Maqedonise dhe Malit te Zi demtojne procesin e liberalizimit te vizave.

Kjo eshte theksuar nga ministri i landit te Bavarise ne Gjermani Joakim Herman i cili shtoi eshte rritur numri i qytetareve te ketyre tre vendeve per te perfituar azilin.

Ne rast se do te rritet numri Bashkimi Evropian duhet te shqyrtoje serish procesin e liberalizimit te vizave e cila ka hyre ne fuqi vitin e kaluar deklaroi Herman.

Ne landin e Bavarise deri me 15 tetor kane kerkuar statusin e azilit 260 shtetas te Maqedonise si dhe 130 shtetas te Serbise.

Joakim Herman theksoi se nje numer i madh i ketyre qytetareve kane aplikuar per status te azilit duke u thirrur ne burime te rrejshme se do te perfitonin shuma te majme parash ne rast te kthimit vullnetar ne vendet e tyre.

Qeveria gjermane ka hequr plotesisht mbulimin e harxhimeve per azilkerkuesit te cilet vullnetarisht pranojne kthimin ne vendlindjet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›