Mbi 3700 viktima nga tërmeti në Turqi i Siri/ Moti i acartë godet të mbijetuarit nën rrënoja

Ka shkuar në mbi 3700 numri i viktimave nga tëreti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Numrat pritet të rriten gjatë orëve të natës për shkak edhe të motit të acartë i cili nuk favorizon të mbëturit nën rrënoja por as grupet e kërkim shpëtimit.
Numri i personave të lënduar ka shkuar mbi 12 mijë ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Tërmeti me magnitudë 7.8 rrëzoi blloqe të tëra apartamentesh në qytetet turke dhe siriane.