E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 40 milion aborte ne vit ne te gjithe boten

Keto te dhena behen te ditura sot ne Diten Boterore te Kontracepsionit ku synohet qe te perdoren metoda te tilla per te parandaluar shtatzenite e pa deshiruara. Ne Shqiperi njohurite e planifikimit familjar jane thuajse gjitheperfshirese.

Ne pergjithesi perdorimi i metodave te planifikimit familjar ka rene krahasuar me vitin 2002 nga 75 e raportuar ne Studimin e Shendetit Riprodhues ne 69 te raportuar ne Studimin Demografik dhe Shendetesor 2008-2009. Bazuar ne studime perqindja e grave aktualisht te martuara te moshes 15-44 vjec qe jane duke perdorur metoda moderne eshte rritur nga 8 ne 11 ndersa rezultatet e Studimit Demografik dhe Shendetesor tregojne ulje ne perdorimin e metodave tradicionale.

Megjithate ka edhe shume prej atyre qe jane kunder perdorimit te ketyre metodave sipas te cileve synohet ulja e popullsise ne shume vende nderkohe qe ne vende te medha si ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Greqi etj nuk behen fushata te tilla per shkak te plakjes se popullsise.

Ne Shqiperi sektori publik ofron sherbime te Planifikimit Familjar ne 429 konsultore te gruas maternitete dhe qendra shendetesore ne nivel komune. Metodat kontraceptive qe ofrohen falas ne Shqiperi jane lidhja e tubave prezervativi mashkullor pilula DIU dhe injeksioni ndersa kondomi mbetet i vetmi mjet kontraceptiv mbrojtes nga semundjet seksualisht te transmetueshme HIV/AIDS dhe shtatzenite e padeshiruara.

2010-09-26 1513

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›