Mbi 58 mijë mjete u regjistruan nga janari në korrik, me rritje 1,7%

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ 58 444 mjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri gjatë periudhës janar-korrik 2026, duke shënuar një rritje prej 1,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pjesën më të madhe të regjistrimeve e zënë autoveturat.
Në 7 muajt e parë të vitit janë regjistruar 46 446 autovetura, të cilat përbëjnë 79,5% të totalit të mjeteve të regjistruara.
Të dhënat e DPSHTRR pasqyrojnë ecurinë e regjistrimeve për herë të parë dhe tregojnë një rritje të lehtë të numrit të mjeteve të regjistruara në raport me periudhën janar-korrik të vitit të kaluar.
Në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në vend arriti në rreth 1.1 milionë në fund të korrikut.

/e.xh/j.p/