E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbi 62 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj në monumentet e kulturës

Muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë në vendin tonë u vizituan gjatë 2020 nga turistë vendas dhe të huaj, edhe pse ishte vit vështirë për shkak të panedimisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se “vitin e kaluar monumentet e kulturës u vizituan nga 62 627 vizitorë , ndërsa  janë mbledhur 11,698,370 lekë të ardhura”. “Edhe pse një vit i vështirë, nuk e ndalëm punën në promovimin e trashëgimisë kulturore. Shifrat, ndonëse më të ulëta se një vit më parë, tregojnë se shqiptarët e duan të bukurën dhe trashëgiminë kulturore. Kjo, falë edhe politikave për nxitjen turizmit vendas”, – theksoi Margariti.

Ministrja Margariti shprehet se “ftesa jonë qëndron e hapur, vizitoni kalatë, këtë pjesë të historisë dhe trashëgimisë sonë”. Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019. Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›