“Mbi 85 mijë shqiptarë nuk besojnë te Zoti”, rezultatet e Censit: 23,485 janë deklaruar grekë, 1,2 milionë myslimanë, katolikët të dytët!

Janë publikuar të dhëna interesante nga censi i popullsisë, sipas të cilit në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë.
Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptian 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë arumunë 2.5 mijë.
Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë.
Besimi Fetar Mysliman 1.101.718 Mysliman-Bektashi 115.644 Krishterë-katolikë 201.530 Krishterë – Ortodoks 173.645 Ungjillore 9658 Tjetër besim 3670 I pacilësuar 332.155 Ateist. 85.311 Nuk përgjigjen 244.331 Nuk disponohet 134.451