E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbi 90 mijë persona nga diaspora u regjistruan për votime në Kosovë

PRISHTINË, 27 dhjetor /ATSH/ Ka përfunduar periudha 120-ditore për regjistrimin e votuesve nga jashtë Kosovës. Kështu bën të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

Sipas të dhënave paraprake, Elezi tha se numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90 860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18 244.

“Ju njoftoj se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte dhe do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, shtoi Elezi. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›