E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbjell marijuane per te larguar mushkonjat

Mbjell marjuanë në ballkon, justifikohet se e bënte për të larguar mushkonjat. Ngjarja ka ndodhur në Verona të Italisë, ku karabinierët ndaluan një 39-vjeçar, nën akuzën e kultivimit të marijuanës në ballkonin e banesë së tij.

Efektivët e policisë e dalluan bimën narkotike gjatë një kontrolli rutinë në zonë. Burri u tha karabinierëve se e kultivonte bimën për të larguar mushkonjat, që e bezdisnin gjatë ditëve të nxehta të verës.

Një justifikim i tillë nuk i mjaftoi 39-vjeçarit për të shpëtuar nga akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›