E Martë, 3 Nëntor 2026

“Mbjellja e Pemëve” në Shkodër, filmi me metrazh të shkurtër u ndoq me interes nga të rinjtë

“Mbjellja e pemëve” produksioni filmik me metrazh të shkurtër i vitit 2021 u shfaq së fundmi në mjediset e Qendrës Rinore “Atelie”.

Filmi i mundësuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare u soll në Shkodër nga Qendra për Hapje dhe Dialog.

Filmi i regjisorit Fabio Seferi trajton një ngjarje të vërtetë gjatë periudhës së monizmit, i cili zihet në befasi duke lexuar një libër të letërsisë së ndaluar.

Ky është filmi i fundit ku pjesë e tij është aktori i ndjerë Gulielm Radoja.

Filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve” u bë po ashtu pjesë e katalogut të 75-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›