E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbjellja e grurit ne Myzeqe

Eshtë sezoni i mbjelljes së grurit në Myzeqe

Në mijëra ha tokë bima ka mbirë, të tjera presin të mbillen

Kjo kulturë bujqësore në kohë ishte prioriteti i fermerëve të zonës.
Tradita nuk u braktis edhe në kushtet e ekonomisë së tregut kur cmimi i drithërave nuk justifikonte mbjelljen e tyre në vend.
Myzeqarët vazhdojnë të merren me grurin qoftë dhe vetëm për të mbuluar nevojat e tyre.

Ka prej tyre që ankohen, dhe pse nuk e kanë të lehtë të braktisin grurin.

Ritja e çmimit të grurit në tregjet botërore ka nxitur shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë.
Parashikohen përfitime dyfish më të larta.
Sokrat Ristani ka marrë tokë me qera dhe pret një sezon korrjesh të mbarë

20 mijë ha përllogaritet sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë sezon në qarkun e Fierit nga 18 mijë vitin e kaluar.

Me çmime të dyfishuara shitja e grurit pritet tëe sjellë direkt përfitime ekonomike te fermerët. Blerësit e brendshëm; fabrikat e miellit apo komplekset blektorale, janë klientë të vazhdueshëm pavarësisht se prodhimi vendas mbulon vetëm një pjesë të vogel të kërkesës për drithëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›