E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Grupit të PS, zbardhen porositë e kryeministrit Rama për deputetët

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë në takimin e radhës në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa mbledhja është drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama dhe me prezencën e numrit dy të qeverisë, Ballukut.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, mëson se kryeministri Edi Rama në mbledhje u ka kërkuar deputetëve që të jenë më aktivë në zonat e tyre elektorale.

Ai i ka kërkuar që ligjvënësit socialistë të zhvillojnë më shumë takime me qytetarët dhe të njihen me problematikat e tyre.

Një tjetër kërkesë e Ramës ka qenë që deputetët të fokusohen në ligjet që duhet të kalohen në Parlament lidhur me procesin e integrimit.

Mbledhja ka zgjatur më shumë se një orë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›