E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e KQZ-së, nis numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka strartuar procedurën e hapjes se kutive, pas miratimit të projekt-aktit me shumice të thjeshtë të anëtarëve dhe kundër vullnetit të opozitës për ngritjen e grupeve të numërimit.
 

Rinumërimii  fletëve do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 ose KZAZ 45 për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera. Sipas aktit janë 8 grupe që do të kryejnë numërimin të cilat në akt quhet “grupe në ndihmë të KQZ”, me nga 2 anëtarë të administratës nga KQZ-ja që do ta kryejnë këtë proçes, puna e të cilëve do të ndiqet nga dy vezhgues nga PD dhe PS.

Gjatë proçesit do të numërohen vetëm fletët e votimit që si përkasin asaj kutie dhe do të vlerësohen vetëm ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›