E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, miratohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, vetëm me votat e mazhorancës, ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, si dhe dhënien e bonusit të qerasë për familjet e evakuuara nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Ndërkaq, këshilltarët e PD-së së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorit u bashkuan për të mos votuar dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirasë për të pastrehët. Ata nuk kanë lejuar as kryebashkiakun Veliaj të marrë fjalën e të arsyetojë vendimet.

“Do kishit votuar ndihmën ekonomike dhe qiranë. Po ju s’keni as din, as iman, as Zot, as atdhe as asnjë gjë”, u tha kryebashkiaku Veliaj në fund të mbledhjes.

Një nga vendimet që ata refuzuan të votojnë ishte edhe ai për miratimin e pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet që preken nga rindërtimi në zonën e Kombinatit dhe ato të zonës së “5 Majit”.

Gjatë zgjedhjeve të majit 2023-s, opozita tentoi që të bëjë fushatë me këto familje në nevojë, ndërkohë që sot kur zgjedhjet kanë përfunduar, refuzon që të miratojë ndihmën ekonomike dhe bonusin e qirasë për këto familje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›