E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Kryesisë së PD, Ervin Salianji kërkon protesta në ditën e parë të Parlamentit

Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte.

Mësohet se Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit.

Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur.

Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin ‘përjashtuar’ deputetët që nuk u rizgjodhën. As Salianji nuk ka mandat deputeti, por ishte thirrur pasi ai në muajin korrik doli nga qelia teksa ishte dënuar me 1 vit burg për shpifje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›