Mbledhja e PS, Balluku: Do të vijojmë të jemi në terren, sa më pranë qytetarëve

Deputetja e PS-së, Belinda Balluku ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar disa foto nga mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar dhe qeverisë.
“Partia Socialiste – Mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar.
Një bilanc mbi ecurinë e procesit të riorganizimit të strukturave socialiste të gjithë qarkun e Fierit, me fokus fuqizimin e forumeve dhe angazhimin e çdo anëtari, si një hap i rëndësishëm për përgatitjen e betejës së radhës elektorale.
Do të vijojmë të jemi në terren për të evidentuar çdo problematikë dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve, duke përcjellë kërkesat e tyre”, shkruan Balluku.
Kujtojmë që në këtë mbledhje, Rama paralajmëroi Spiropalin se, nëse vazhdon me postimet e saj në rrjetet sociale, do të përjashtohet.