E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së/ Buxheti i shtetit në fokus të bisedimeve

Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të hënë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur prej dy javësh vendi po përballet me protesta intensive të studentëve. Gjatë mbledhjes, kryeministri u ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë.

Një tjetër çështje e diskutuar në mbledhje ka qenë edhe buxheti i shtetit.
Sipas raportimit, Rama u ka bërë të ditur deputetëve se projektbuxheti pritet të kalojë për miratim në qeveri gjatë kësaj jave. Mbledhja e socialistëve zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e studentëve kundër qeverisë vijojnë prej 14 ditësh, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›